Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, zbulohen gjurmë të virusit H5N1 në qumështin e pasterizuar të lopës

schedule11:55 - 24 Prill, 2024

schedule 11:55 - 24 Prill, 2024

Gjurmët e virusit H5N1 janë zbuluar në qumështin e lopës së pasterizuar në SHBA, sipas një njoftimit të autoriteteve amerikane, duke sqaruar se mostrat e zbuluara nuk kanë gjasa të paraqesin ndonjë rrezik për shëndetin e njeriut.

Edhe pse H5N1 shkaktoi vdekjen e miliona zogjve në valën aktuale, lopët e infektuara nuk shfaqën simptoma të rënda.

“Analiza shtesë po kryhen mbi qumështin në raftet e dyqaneve në të gjithë vendin, si dhe po punohet për të vlerësuar çdo ndryshim të mundshëm midis llojeve të ndryshme të produkteve të qumështit”, shtoi FDA.



Gripi i shpendëve tashmë është zbuluar në qumështin e papërpunuar dhe autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar prej kohësh kundër konsumimit të tij.

Aktualisht po zhvillohen kërkime për të përcaktuar se sa kohë mund të mbijetojë virusi në qumësht dhe OBSH ka bërë thirrje për vigjilencë të vazhdueshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!