SHBA/ Sigurimi nuk e la të hynte brenda, gruaja merr armën dhe qëllon 5 persona jashtë lokalit

schedule19:01 - 22 Shtator, 2023

schedule 19:01 - 22 Shtator, 2023

Një grua qëlloi pesë persona jashtë një lokali ku po këndonte këngëtari i muzikës country, Dierks Bentley në Denver të shtunën pasi iu refuzua hyrja. Policia po kërkon për të dyshuarën, e cila është ende e lirë, pesë ditë pas të shtënave jashtë ëhisky Roë, një zonë e ngarkuar për jetën e natës në qendër të qytetit.

Gruaja mund të ketë synuar të qëllojë personelin e sigurisë së lokalit, i cili e kishte penguar të hynte sepse dyshonin se ajo po përdorte identitetin e një personi tjetër, thanë hetuesit. Më pas ajo u kthye, nxori një armë dhe filloi të qëllonte në klubin e muzikës country rreth orës 23:15, tha Denver Public Safety.

Sulmuesja goditi pesë kalimtarë që ndodheshin jashtë lokalit në atë kohë, të cilët u mbijetuan plagëve. Policia e Denverit publikoi të hënën një foto të sulmueses së dyshuar dhe po ofron një shpërblim prej 2,000 dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e saj./abcnews.al