Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

SHBA-Shqipëri, bashkë kundër krimit/ SHBA reagon pas arrestimit dhe ekstradimit të Sokol Hoxhës

schedule17:41 - 7 Gusht, 2026

schedule 17:41 - 7 Gusht, 2026

SHBA dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe luftën kundër krimit.

Arrestimi në SHBA dhe ekstradimi i shqiptarit Sokol Hoxha, të dënuar nga drejtësia jonë për një vrasje të dyfishtë 30 vite më parë, është një nga dëshmitë e këtij bashkëpunimi mes autoriteteve dhe agjencive ligjzbatuese amerikane dhe shqiptare.

Në reagimin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, Shërbimi Diplomatik për Çështjet e Sigurisë në Washington thekson se Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë për askënd që përdor emigracionin për t’iu fshehur llogaridhënies në vendin e tij për krime, për të cilat duhet të përgjigjet para drejtësisë.



Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së Jashtme në Shtetet e Bashkuara bashkëpunoi me Policinë Shqiptare, Interpolin dhe Departamentin Amerikan të Drejtësisë për të bërë të mundur arrestimin e Sokol Hoxhës në muajin maj në shtetin amerikan të Ohajos dhe më pas deportimin e tij në Shqipëri.

Sokol Hoxha, i cili kishte mundur për tre dekada të jetonte në arrati me identitete të rreme, në SHBA dhe vende të tjera më herët, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në vitin 1997 në Patos.

Përveç dënimit në Shqipëri, Sokol Hoxha është dënuar edhe nga autoritetet belge me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit. Sipas hetimeve të autoriteteve belge, ai kishte lidhur një martesë fiktive me viktimën dhe më pas e kishte shfrytëzuar për prostitucion, përpara se ta vriste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!