SHBA rrit ndihmat për Ukrainën, paralajmëron ambasadori i Rusisë: Rrezik për përplasje Moskë-Perëndim

schedule07:19 - 5 Tetor, 2022

schedule 07:19 - 5 Tetor, 2022

Anatoli Antonov, ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se vendimi i Uashingtonit për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë përbën një kërcënim për interesat e Moskës dhe rrit rrezikun e një përplasjeje ushtarake midis Rusisë dhe Perëndimit.

“Ne e perceptojmë këtë si një kërcënim të menjëhershëm për interesat strategjike të vendit tonë”, tha Antonov në Telegram.

“Furnizimi me produkte ushtarake nga SHBA dhe aleatët e saj jo vetëm që sjell gjakderdhje të zgjatur dhe viktima të reja, por gjithashtu rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe vendeve perëndimore”, shtoi ai. /abcnews.al