SHBA-ja raportoi 46 mijë raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 5.9 milionë, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.
Vendi konfirmoi të premten 976 viktima nga COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 181 mijë. SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve globalisht u rrit në 24.7 milionë, ndërsa 837 mijë persona kanë humbur jetën deri më tani./abcnews.al


