SHBA, Rama nderohet me çmimin e pluralizmit kulturor

schedule08:48 - 6 Mars, 2018

schedule 08:48 - 6 Mars, 2018

Kryeministri Edi Rama ka marrë Çmimin për Pluralizmin Kulturor nga qeveria amerikane për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit.

Çmimin e marrë ne Shtepine e Bardhe, shefi i qeverisë shqiptare e ka ndarë për publikun në rrjetin social në Facebook.

“Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të çmimit për pluralizmin kulturor, dorëzuar nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer “- shkruan shefi I ekzekutivit.

“Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore”, shprehet Kryeministri. Prej dy ditësh, kryeministri Rama ndodhet në SHBA, ku mbajti fjalë në konferencën amerikano-izraelite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!