Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA kryqëzon Metën dhe…portalet/ Ambasadori në detyrë i SHBA: Sulmet ndaj drejtësisë, shqetësuese

schedule18:19 - 18 Prill, 2024

schedule 18:19 - 18 Prill, 2024

SHBA vlerësojnë frymën e re të institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri në luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori në detyrë i Uashingtonit në Tiranë David Wisner flet për efektet e reformës në drejtësi.

“Shqiptarët duhet të ndihen me të drejtë krenarë për faktin që institucionet e pavarura të drejtësisë sot kanë ndërmarrë veprime kundër politikanëve të lartë të dyshuar për korrupsion, kanë ndërmarrë veprime kundër figurave të krimit të organizuar. Ky lloj përparimi nuk është pak dhe është me rëndësi kyçe që të vazhdojë angazhimi i të gjithë shoqërisë shqiptare për t’i luftuar ato sepse këtë duan vërtet shqiptarët. Dhe ne jemi shumë krenarë që qëndrojmë në krah të shqiptarëve teksa ndërtojnë një të ardhme më të mirë.”, thotë ai.

Përfaqësuesi i lartë amerikan në Tiranë i quan shqetësuese sulmet dhe deklaratat e Ilir Metës ditët e fundit ndaj kreut të SPAK.



“Është shqetësuese të shohësh ato lloj sulmesh që kemi parë. Nuk kanë vend këtu dhe, ç’është më e rëndësishme, shqiptarët nuk duan këtë. Shqiptarët duan që udhëheqësit e tyre publikë të punojnë për interesat e tyre për ta bërë të nesërmen më të mirë. Dhe mund t’ju them që pikërisht këtë synon të bëjë ambasada e SHBA dhe Qeveria e SHBA përkrah tyre.”, thotë diplomati.

Lidhur me komisionin hetimor për dezinformimin, për të cilin parlamenti votoi me konsensus nga të dy palët, diplomati amerikan thotë se dezinformimi dhe keqinformimi janë një sfidë për SHBA dhe partnerët në NATO, për të cilën SHBA dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë.

“Ju përmendët udhëtimin e Sekretarit, i cili ishte një moment i rëndësishëm, jo vetëm për këtë ambasadë, por për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Dhe gjatë atij udhëtimi, Sekretari dhe Ministri i Jashtëm Hasani nënshkruan një memorandum, të cilin nxis ndjekësit tuaj, nëse do të donit, mund të shkoni online dhe mund të gjeni detaje mbi marrëveshjen. Nëse vizitoni faqen e Qendrës për Angazhimin Global në Departamentin e Shtetit, mund të lexoni gjithçka rreth saj. Është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Dezinformimi dhe keqinformimi po shkaktojnë sfidë të vërtetë për Shtetet e Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë në NATO, dhe është diçka mbi të cilën duhet të punojmë së bashku. Mendoj se në të njëjtin kuptim, duhet të jemi shumë të qartë se çdo përpjekje për të trajtuar dezinformimin dhe keqinformimin, duhet të marrë parasysh dhe të respektojë normat e lirisë së fjalës, lirisë së medias, të cilat janë thelbësore për ata çka jemi si anëtarë të NATO-s, si partnerë në dy anët e Atlantikut, dhe kam shumë besim se kjo do të jetë mënyra se si ne do të ecim përpara në bashkëpunimin tonë.“, shton ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!