SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia dakordësohen për të rritur veprimet ndaj kërcënimeve kibernetike të Koresë së Veriut

schedule23:46 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 23:46 - 9 Dhjetor, 2023

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia ranë dakord për nisma të reja të shtunën për t’iu përgjigjur kërcënimeve të Koresë së Veriut në hapësirën kibernetike, duke përfshirë abuzimet e kriptomonedhave dhe lëshimet në hapësirë.

Kështu u shpreh këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, shkruan Reuters.

Këshilltarët e sigurisë kombëtare të tre vendeve u takuan në Seul, ndërsa Pheniani paralajmëroi se do të vendoste më shumë satelitë spiunazhi.

Sullivan tha se takimi vazhdoi me angazhimet e përcaktuara në një samit trepalësh të Camp David të organizuar nga Presidenti Joe Biden në gusht, ku udhëheqësit e SHBA dhe dy aleatët e saj kryesorë aziatikë u zotuan të thellojnë bashkëpunimin e sigurisë dhe ekonomik./abcnews.al