SHBA këmbëngul me presion kundër Turqisë: Hiqni dorë nga sistemi rus S-400

schedule21:54 - 14 Maj, 2021

schedule 21:54 - 14 Maj, 2021

SHBA përsëriti qëndrimin se blerja e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia rrezikon sigurinë e teknologjisë ushtarake dhe personelit ushtarak të saj dhe aleatëve.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit shprehu frikën se Moska do të fitojë qasje në Forcat e Armatosura Turke dhe industrinë e saj të mbrojtjes.

Ai theksoi se politika e Uashingtonit për këtë çështje nuk ka ndryshuar dhe përsëri i bëri thirrje Turqisë që të braktisë sistemin rus “S-400”.

Lëvizja e Ankarasë është kundër angazhimeve të aleatëve në Samitin e NATO-s në 2016 në Varshavë për të zvogëluar varësinë nga armatimet ruse.

SHBA herë pas herë ka kërcënuar edhe me sanksione kundër Turqisë nëse nuk heq dorë nga sistemi rus./ Abcvnews.al