Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA i kërkon Netanyahut një pauzë në ofensivën e Gazës

schedule07:40 - 8 Nëntor, 2023

schedule 07:40 - 8 Nëntor, 2023

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden thotë se i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu një pauzë në luftimet në Gaza.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar më parë se udhëheqësit amerikanë dhe izraelitë kishin diskutuar “pauza taktike” në ofensivën e Izraelit në Gaza për arsye humanitare dhe lirimin e mundshëm të pengjeve gjatë bisedës së tyre të hënën.

Biden u pyet nga një gazetar nëse ai kishte sugjeruar një pauzë tre-ditore, por ai nuk komentoi për gjatësinë e saj.



Uashingtoni, së bashku me shumë fuqi të tjera perëndimore, ka mbështetur qëndrimin e Izraelit se një armëpushim do të ndihmonte ushtarakisht Hamasin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!