Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA godet Iranin për të tretën natë radhazi, përplasje e re në Gjirin Persik

schedule09:43 - 14 Korrik, 2026

schedule 09:43 - 14 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vijuar operacionet ushtarake kundër Iranit për të tretën natë radhazi. Gjatë zhvillimeve të fundit, dy tankerë janë shkatërruar në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa presidenti Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni do të rikthejë bllokadën ndaj anijeve iraniane në Gjirin Persik dhe do të vendosë tarifa për anijet që kërkojnë të kalojnë në këtë zonë.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka bërë të ditur se sulmet janë realizuar me urdhër të presidentit amerikan.

Pas këtyre zhvillimeve, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se raketat iraniane kanë goditur dy tankerë nafte gjatë kalimit të tyre në ujërat e Omanit. Nga sulmi raportohet se një anëtar i ekuipazhit ka humbur jetën, ndërsa tetë persona të tjerë janë plagosur.



Një ditë më herët, presidenti Trump deklaroi se do ta hapë Ngushticën e Hormuzit “me ose pa Iranin”. Ai gjithashtu bëri të ditur se SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 20 për qind për mallrat që kalojnë tranzit, me qëllim garantimin e sigurisë së anijeve që lundrojnë në këtë rrugë ujore.

Nga ana tjetër, komandat ushtarake iraniane kanë deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol në Ngushticën e Hormuzit dhe se Teherani nuk do të lejojë ndërhyrjen amerikane. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqhchi, ka shkruar në platformën X se Irani do të mbetet “përgjithmonë” gardian i kësaj ngushtice, ndërsa për deklaratat e Trumpit mbi tarifën 20 për qind ka thënë: “20 për qind sigurisht është shumë, ne do të jemi më të drejtë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!