SHBA bombardon kampet e ISIS-it në Siri

schedule22:08 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 22:08 - 8 Dhjetor, 2024

Dhjetëra sulme ajrore që synonin kampet e ISIS në Sirinë qendrore u kryen nga Forcat Ajrore të SHBA-së.

Bastisjet kundër kampeve të ISIS-it u kryen për të parandaluar grupin terrorist nga kryerja e operacioneve dhe për të siguruar që ISIS të mos përpiqet të përfitojë nga situata aktuale për t’u rigrupuar në Sirinë qendrore.

Bastisjet u zhvilluan menjëherë pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, i cili u shpreh se SHBA nuk do të lejojë krijimin e një strehe të sigurt për anëtarët e organizatës terroriste në Siri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!