SHBA, autobusi i shkollës përplaset me kamionin

schedule18:56 - 17 Maj, 2018

schedule 18:56 - 17 Maj, 2018

Një autobus shkolle me shumë fëmijë në bord është përplasur të enjten me një kamion në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 e 20, me orën lokale dhe si pasojë një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Impakti ka qenë aq i fortë saqë një pjesë e autobusit është shkëputur nga struktura dhe është përplasur me barrierat metalike anës rrugës, me gjithë studentët brenda. Sipas mediave amerikane, të plagosurit janë të shumtë dhe të paktën dy prej tyre ndodhen në rrezik për jetën. Fëmijët në gjendje të mirë shëndetësore, pasi kanë dalë nga mjeti i dëmtuar janë ulur anës rrugës dhe janë përqafuar me njëri-tjetrin. Në vendin e ngjarjes janë dërguar 20 auto-ambulanca, ndërkohë që policia po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /abcnews.al