Shantazhonin gratë dhe vajzat në “Telegram”, arrestohet një prej administratorëve të “Albkings”

schedule12:12 - 17 Prill, 2024

schedule 12:12 - 17 Prill, 2024

Policia e Kosovës, ka ndaluar një nga administratorët e grupit famëkeq “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, ku bëhej shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të qindra vajzave shqiptare.

Arrestimi i të riut nga Prishtinë është bërë me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit të Kosovës.

Prokuroria thekson se pas hetimeve kanë mundur të kapin administratorin e grupit “AlbKing”, i cili është ndaluar për 48 orë, për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.

Prokuroria e Prishtinës, shton se në koordinim me policinë do të vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Grupi AlbKing, ishte i aksesueshëm në Kosovë dhe Shqipëri për disa muaj në “telegram”, ku pjesë e këtij grupi ishin mbi 150 mijë anëtarë.

Në këtë grup qarkullonin pamje intime të personave, të ndryshëm kryesisht vajza te moshave të reja, të cilat përdoren për qëllime, shantazhi, kërcënimi, apo pornografie. Në shumë raste siç kanë treguar edhe denoncuesit në Kosovë, vajzat filmoheshin në mënyrë të fshehtë dhe më pas pamjet përfundonin në këtë grup.

Pas denoncimeve të shumta, kryesisht në Kosovë, ky grup u arrit të mbyllej nga autoritetet. Ndërkohë mësohet se drejtoria e krimit kibernetik në policinë e Tiranës vijon të jenë në kontakt me policinë Kosovës, për të identifikuar personat të tjerë përgjegjës për shpërndarjen e fotove dhe videove intime. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!