Shanin klientët, kopshti britanik “ndëshkon” papagajt

schedule10:14 - 30 Shtator, 2020

schedule 10:14 - 30 Shtator, 2020

Një kopsht britanik i kafshëve të egra iu desh të largonte pesë papagaj nga sytë e publikut pas përdornin fjalë fyese ndaj vizitorëve, thanë zyrtarët të hënën. Papagajtë gri afrikanë të quajtur Eric, Jade, Elsie, Tyson dhe Billy iu bashkuan Qendra e Jetës së Egër Lincolnshire, dhe u karantinuan në të njëjtën dhomë muajin e kaluar.

Por duket se ata e përdorën kohën e tyre të izoluar për të mësuar fjalë fyese. Shefi ekzekutiv i parkut tha që stafi nuk mund të mos qeshte kur i dëgjoi duke sharë, por kjo vetëm i inkurajoi më shumë pesë papagajtë gri afrikanë. Por, shqetësimi për klientët e rinj e detyroi stafin t’i largojë përkohësisht nga vendet publike.

Stafi tani shpreson se ata do ta “heqin zakonin” pasi janë vendosur në vende të ndara. Papagajt gri afrikane janë ndër llojet më të njohura. Rreth 1.1 milion lloje të tilla u mbajtën si kafshë shtëpiake në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Ushqimit të Kafshëve. xh.d/abcnews.al