“Serbia të njohë Kosovën…më e lehtë me Ballkanin e Hapur”, Rama në OKB: Në nismë ftojmë Greqinë bashkë me Turqinë

schedule18:09 - 24 Shtator, 2022

schedule 18:09 - 24 Shtator, 2022

NJU JORK- Kryeministri Edi Rama mban fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai është ndalur të flasë për nismën “Open Balkan” duke u shprehur se rruga e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është e vetmja që të çon përpara.

Nga foltorja e OKB, Rama ka ftuar edhe një herë vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës, duke nisur nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja & Hecegovina, por po ashtu në këtë nismë ka ftuar edhe Greqinë e Turqinë.

“Do them disa fjalë për Ballkanin, për të ardhmen. Kthejeni nga të doni këtë rajon dhe do të gjeni benzinë për ndezjen e ndasive. Por ne e kemi kuptuar që mënyra për të ecur përpara është t’ia dalim sëbashku. Një sipërmarrje të përbashkët si pjesë e një kuadri të përbashkët. Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë dhe Serbinë për Open Balkan. Një platformë për Ballkanin, për Malin e Zi, Kosovë, Bosnjën, Turqinë por edhe për Greqinë. Të lëmë pas të shkuarën dhe të gjejmë arsye të mira për të zgjedhur mosmarrëveshje.” tha Rama.

Në mes të OKB, kryeministri Rama i bëri të qartë Serbisë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe se Serbia do duhet ta njohë atë si Republikë të pavarur dhe sovrane.

“Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë, Shqipëria nuk do të lëviz asnjë centimetër për mbështetje dhe qëndrimi që të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit dhe të bëjnë rolin e tyre për një marrëveshje paqeje për një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu është rruga e vetme, është i nevojshëm dhe Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces.”

“Nëse do të ecësh shpesh ec i vetëm. Nëse do të ecësh lart, ec krah për krah” tha Kryeministri Edi Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!