Serbët vendosin një barrikadë tjetër në veri

schedule22:23 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 22:23 - 14 Dhjetor, 2022

Serbët kanë vendosur një barrikadë të re sot në veri të vendit, në Zubin Potok.

Siç raportohet nga mediet kosovare, barrikada e re e përbërë nga dy kamionë është ngritur në një rrugë të kësaj pjese veriore.

Banorët e Zubin Potokut kanë thënë se barrikada është vendosur për ta rritur sigurinë e qytetarëve serbë që ndihen të pasigurt nga forcat e Policisë së Kosovës, edhe  policët kosovarë nuk e kanë shkaktuar asnjë incident në veri.

Në këtë pjesë ka edhe dy barrikada të tjera të vendosura më herët, në dy fshatra të komunës.

Barrikadat në veri janë vendosur në shenjë revolte pas arrestimit të Dejan Pantiç në Jarinjë, i cili dyshohet se ka kryer sulme me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës./Abcnews.al/