Sekuestrohen 70 kg kanabis në Malësinë e madhe, dy në pranga

schedule14:06 - 15 Nëntor, 2017

schedule 14:06 - 15 Nëntor, 2017

70 kg kanabis u sekeustruan në Malësinë e Madhe dhe dy persona përfunduan në pranga. Tre të tjerë janë në kërkim pasi i shpëtuan ndjekjes gjatë operacionit “Ndalesa e Fundit”. Sipas policisë të arrestuarit janë Fatbardh Hoxha 26 vjeç, dhe Kledi Xeka 29 vjeç, të dy nga Fushë- Kruja. Edhe tre persona në kërkim janë nga Fushë Kruja. Hoxha u kap pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilën e kishte në automjetin tip Golf 5 . Kurse Xeka bashkë po e shoqëronte atë. Tre personat që u shpallën në kërkim ishin gjithashtu me dy të arrestuarit, por në një makinë tjetër dhe sapo kanë parë policinë janë larguar./abcnews.al