Sekretari i Thesarit në Davos mbështet tregtinë e lirë: Dollari i dobët i bën mirë SHBA

schedule12:41 - 24 Janar, 2018

schedule 12:41 - 24 Janar, 2018

Sekretari amerikan i thesarit mbështeti linjën e politikes “Amerika e Para”. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror ne Davos, ai nënvizoi se një dollar i dobët i bën mirë SHBA nga pikëpamja tregtare.

SHBA është plotësisht në favor të tregtisë së lirë. Këtë e ka thënë sekretari amerikan I thesarit, Steven Mnuchin në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos. Deklarata e tij erdhi pasi presidenti Donald Trump vendosi me një dekret taksa ndaj importit të paneleve diellore dhe lavatriçeve nga jashtë. Mnuchin nënvizoi se nuk ka asnjë shqetësim për taksat e shkëmbimeve tregtare, dhe se “një dollar I dobët I bën mirë Shteteve të Bashkuara në pikëpamjen tregtare”.

Ai theksoi se nuk ka inkoherenca mes programit të presidentit Trump “Amerika e Para” dhe objektivit për të bashkëpunuar me vende të tjera në këtë fushë. Sekretari amerikan I thesarit  tha se nuk shqetësohet për zërat se Kina po mendon të ulë numrin e blerjeve në SHBA pas qëndrimit të administratës Trump rreth shkëmbimeve të tregtisë së lirë.

Ndërkohë, sekretari amerikan I tregtisë, Ëilbur Ross ka konfirmuar se ekziston mundësia e një kundërpërgjigje nga qeveria e Pekinit në sajë të rritjes së taksave. Ai shpjegon se betejat tregtare duhet të luftohen çdo ditë. Ross nënvizon në fund se çdo shtet përpiqet çdo ditë të shkelë rregullat dhe të përfitojë avantazhe nga tregtia./abcnews.al