Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Dollari bie nga “froni”? Deutsche Bank: Dobësim strukturor, po humbet besimin

schedule14:10 - 16 Prill, 2026

schedule 14:10 - 16 Prill, 2026

Lufta në Iran ka mbështetur dollarin këtë vit, pas goditjes së fortë që pësoi në 2025. Por, e ardhmja e monedhës është kthyer në një çështje diskutimi mes ekonomistëve. Deutche Banka nxiti debate së fundmi pasi një nga strategët e saj parashikoi se dominimi i dollarit mund të shkatërrohej nëse vendet vendosnin të blinin naftën e papërpunuar në monedha të tjera alternative.

Sipas një analize të CNBC, eksportuesit e naftës kanë një interes të fortë për tu paguar në dollarë amerikanë për shkak të asaj që përfaqëson monedha: qasja në tregje, mbështetja nga një kuadër institucional dhe ligjor që mbron të drejtat e pronësisë dhe zbaton kontratat, të mbështetura nga një ekonomi e fortë, dinamike dhe innovative.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, dollari shënoi performancën e tij më të keqe në më shumë se 50 vjet, pasi presidenti Trump njoftoi tarifat gjithëpërfshirëse të 2 prillit duke tronditur besimin në asetet e vendit. Indeksi i dollarit ra me gati 10% në raport me valutat e tjera vitin e kaluar.



Deutche Bank e sheh dobësimin e dollarit ameriakn si një rënie strukturore, duke argumentuar se zbehja e besueshmërisë fiskale të SHBA dhe minimi I Rezervës Federale nga Trump janë dy arsye që mund të çojnë në zhvlerësimin e mëtejshëm të valutës.

Përqindja e rezervave në dollar ka rënë gjatë dekadave, nga mbi 70% në vitin 199 në më pas se 50% sot. Pavarësish se ruan hegjemoninë, monedha të tjera si euro kanë marrë një pjesë të madhe të tortës. Pavarësish luhatjeve në vitet e fundit, analistët e shohin të vështirë një botë pa dominimin e dollari në tregtinë globale. Disa prej tyre thonë se monedha amerikane nuk ka konkurrencë dhe pavarësisht luhatjeve mbetet i pazëvendësueshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!