Sekretari i Jashtëm britanik vizitë në SHBA: Bllokimi i ndihmës për Ukrainës do të ishte ‘dhuratë’ Krishtlindjesh për Rusinë

schedule10:59 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 10:59 - 8 Dhjetor, 2023

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron theksoi se bllokimi i një pakete mbështetjeje për Ukrainën do të ishte një ‘dhuratë’ Krishtlindjesh për Rusinë dhe Kinën. Duke folur pasi republikanët në Senatin e SHBA bllokuan fondet për Ukrainën, ai tha se ‘siguria evropiane është gjithashtu siguri amerikane’.

Sipas Cameron, pushtimi i Ukrainës nga Rusia shënoi “shembullin më të keq të një shteti që pushton dhe shkatërron sovranitetin e një shteti tjetër që kemi parë që nga Lufta e Dyte Botërore.”

“Ne duhet t’ua kalojmë këto para ukrainasve, duhet t’i mbështesim dhe të sigurohemi që është Putini ai që humbet sepse nëse ato para nuk votohen, do të jenë vetëm dy njerëz që do të buzëqeshin: njëri prej tyre është Vladimir Putin në Rusi. Tjetri është Xi Jinping në Pekin. Dhe nuk e di për ju, por nuk do të doja t’i bëja asnjërit prej atyre njerëzve një dhuratë për Krishtlindje.”, tha Cameron në Forumin e Sigurisë në Aspen./abcnews.al