Klubi shkodran i Vllaznisë dhe trajneri Goce Sedloski nuk do të vazhdojnë më punën së bashku.
Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë me anë një njoftimi në Facebook.
Vllaznia mbylli bashkëpunimin me trajnerin Goce Sedloski, dhe tashmë do të nisë kërkimin e një tjetri, ndërsa maqedonasi u falenderua për punën e bërë dhe iu urua sukses në të ardhmen, siç është tradita.
Tekniku nga Maqedonia e Veriut punoi vetëm për një muaj e gjysmë me skuadrën shkodrane, një periudhë krejt e pamjaftueshme për të treguar veten, por kaq i mjaftoi drejtuesve në “Loro Boriçi” që të nxirrnin përfundimin.
Sipas burimeve në klub, arsyeja kryesore e largimit të Sedloskit është se nuk arriti të ambientohej me skuadrën, duke mbetur pjesë e huaj e duke mos pasur ndikim tek lojtarët.
/h.ll/abcnews.al
Njoftimi i plotë
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”


