Sebastian Kurz vizitë zyrtare në Kosovë

schedule10:33 - 5 Nëntor, 2018

schedule 10:33 - 5 Nëntor, 2018

Sebastian Kurz kancelari austriak do të vizitojë Kosovë ku pritet të takohet me presidentin e vendit Hasho, Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Ndër tema kryesore në axhendën e takimeve është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe formimi i ushtrisë së Kosovës.

Pas një vizite në Serbi, kancelari austriak Sebastian Kurz viziton Kosovën ku të martën do të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi e kryeministrin Haradinaj. Sipas agjencisë së lajmeve APA, ndër temat të cilat do të diskutohen në këto takime janë cështja e dialogut Kosovë-Serbi, perspektiva europiane e Kosovës si dhe çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës. Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Kurz do të zhvillojë takime edhe me ushtarët austriakë të KFOR-it.

Në njoftimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit të Austrisë u tha se ai gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë do t’i japë mbështetje procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në dhe të inkurajojë perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve, duke inkurajuar edhe vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit. “Arritja e një marrëveshjeje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy vendeve në BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë austriake. Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm pasi të jenë anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, përfundon njoftimi./abcnews.al