Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sazani nuk do të shitet”, Meçe: Projekti i Zvërnecit konkurron Greqinë, ky fakt e shqetëson atë

schedule21:24 - 1 Qershor, 2026

schedule 21:24 - 1 Qershor, 2026

TIRANË- Analisti Arben Meçe u shpreh në “Real Story” se ishulli i Sazanit nuk mund të shitet, duke theksuar se në Kushtetutën e Shqipërisë nuk ekziston asnjë protokoll që lejon shitjen e territorit.

Sipas tij, ajo që lejohet në legjislacion është krijimi i shoqërive të përbashkëta dhe bashkëpronësia në kuadër të investimeve strategjike, ku shteti mund të kontribuojë me tokë, ndërsa pjesa tjetër e investimit realizohet nga investitorët privatë dhe infrastruktura përkatëse.

Ai përmendi gjithashtu edhe projektin në Zvërnec, duke e cilësuar si një investim potencialisht konkurrues në rajon, ndaj ky fakt shtoi ai e shqetëson shtetin grek.



“Sazani nuk do të shitet dhe as nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë protokolli i shitjes së territorit. Ekziston një gjë, që është ndërtimi i shoqërisë së përbashkët dhe bashkëpronësia në kryerjen e një investimi. Kjo është në legjislacionin shqiptar.

Në Sazan, Shqipëria do jetë bashkëpronare dhe pjesa që do të futet në investim është toka, asgjë tjetër, dhe pastaj janë infrastruktura të tjera. Edhe nëse Rama do të kërkojë të largohet, nëse ka individë të cilët natyrisht mbrojnë interesat që tashmë janë të qarta, nuk është çështje pronash, është çështja e tregut të turizmit që në Shqipëri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe përbën rrezik.

Greqia s’ka punë me investitorët strategjikë në Shqipëri, sepse është sovraniteti i Shqipërisë për të bërë një gjë të tillë. Por Greqia interesohet sepse investitori strategjik prodhon nukle konkurruese për Greqinë dhe kjo gjë e shqetëson Greqinë. Dhe Zvërneci ka për të qenë një investim që do të jetë konkurrues.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!