Santos shpjegon pse la në stol Ronaldon

schedule20:01 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 20:01 - 6 Dhjetor, 2022

Fernando Santos ka shpjeguar pse e la në stol Cristiano Ronaldon për ndeshjen kundër Zvicrës.

Ish-sulmuesi i Manchester United nuk u përfshi në formacionin fillestar të Portugalisë për ndeshjen e 16-të të Kupës së Botës 2022.

“Kjo nuk ka të bëjë me [ndeshjen kundër Koresë së Jugut], kjo çështje është mbyllur. Ky është varianti që kemi disa ditë që po përgatitemi për këtë lojë.

Një vendim taktik, asgjë më shumë. Cristiano është një profesionist shembullor dhe nëse del sot do ta ndihmojë shumë Portugalinë”, tha trajneri i kombëtares portugeze në Sport TV. /G.D abcnews.al/