Në Bruksel mbahet sot samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për situatën e luftës në Ukrainë, e cila prej një muaji përballet me sulmin ushtarak të Rusisë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto me momente nga takimi me liderët botërore. Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet në këtë samit nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ai i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Sakaq, udhëheqësit e vendeve të NATO-s do të diskutojnë sot se ç’mund të bëjë aleanca për të ndihmuar më shumë Ukrainën.
/abcnews.al