Salvini akuzohet për sekuestrim personash, senati autorizon nisjet e procesit gjyqësor

schedule22:55 - 12 Shkurt, 2020

schedule 22:55 - 12 Shkurt, 2020

Senati italian ka vendosur të dërgojë në gjyq liderin e partisë Lega Matteo Salvini, lidhur me rastin e anijes Gregoretti.

Ky rast bën fjalë për anijen ushtarake italiane që në korrik të vitit 2019 shpëtoi 116 persona në Mesdheun qendror, por mbeti e ndaluar për ditë të tëra në portin e Augustës, për shkak të bllokimit të zbarkimit të njerëzve nga ana e Matteo Salvinit, në atë kohë Ministër i Brendshëm.

Duke qëndruar në bord për ditë të tëra, gjendja e emigrantëve dhe e ekuipazhit u përkeqësua. Për këtë arsye, Salvini po hetohet nën akuzën e sekuestrimit të personit, arrestim i jashtëligjshëm dhe abuzim me postin zyrtar. Sot, Pallati Madamma ka autorizuar procesin gjyqësor kundër ish-ministrit të Brendshëm. Lega, me udhëzimin e vetë liderit të saj, ka dalë nga salla dhe nuk ka votuar.

Në favor të procesit kanë qenë Partia Demokratike e Italisë, Lëvizja 5 Yjet, Italia Viva dhe Liberi e Uguali. Ndërsa kundër kanë qenë Forza Italia dhe Fratelli d’Italia.  Nga fundi i seancës Salvini është shprehur se është krenar për çfarë ka bërë, dhe se do të bëjë të njëjtat veprime sapo të kthehet në qeveri. Mbrojtja kryesore e Salvinit ka qenë: “Unë i kam shërbyer vendit tim duke e mbrojtur”./abcnews.al