Berisha thotë ripërtëritje, Salianji kërkon rinovim. Në takimin antiBerisha në Tiranë, ish-deputeti i përjashtuar nga gara për kryetar të PD, paralajmëroi se rinovimi i tij fillon me largimin e doktorit.
Gazetari Fatos Mahmutaj kritikoi qëndrimet e Berishës lidhur me proceset zgjedhore, duke kujtuar se ai vetë i ka konsideruar më herët të papranueshme zgjedhjet me një kandidat të vetëm.
Mahmutaj u shpreh se Berisha vazhdon të dominojë PD, ndërsa figurat e tjera nuk kanë arritur të krijojnë mbështetje të mjaftueshme për ta sfiduar. Duke iu referuar Ervin Salianjit, ai tha se pavarësisht përpjekjeve dhe protestave, ky i fundit mbetet në hijen politike të Berishës.
“Berisha nuk është shprehur një herë për zgjedhje me një kandidat, është shprehur disa herë. Përpara disa muajsh u shpreh se është absurde dhe e papranueshme dhe, sipas tij, vetëm komunistët kishin bërë zgjedhje me një kandidat. Atëherë ishin dy, Partia e Punës dhe Fronti Popullor, ndërsa Berisha është i vetmi. Para pak kohësh, Berisha në entuziazmin e tij u shpreh që realisht, kur ishin zgjedhjet lokale që i bojkotuan demokratët, ishin zgjedhje të papranueshme.
Berisha, duke mos pasur kapacitetet intelektuale të atyre që e ndjekin pas, këta njerëz që mban po i hipin në qafë. Salianji nuk ishte një kandidat i denjë për t’ia marrë partinë nga duart Berishës. Ka gati një vit e ca që vjen rrotull dhe nuk ka arritur të bëjë bashkë 100 demokratë. Salianji bën protesta, por ngelet në hijen e Berishës.”
/ abcnews.al /


