Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Salianji: Berisha, hajdut plak/ Ish deputeti i PD: Ftoj të përballet në garë

schedule23:05 - 29 Maj, 2026

schedule 23:05 - 29 Maj, 2026

Berisha thotë ripërtëritje, Salianji kërkon rinovim. Në takimin antiBerisha në Tiranë, ish-deputeti i përjashtuar nga gara për kryetar të PD, paralajmëroi se rinovimi i tij fillon me largimin e doktorit.

“Nuk mund të pranojmë që një tufë dembelësh të mblidhen në kuvend kombëtar e të thonë ripërtëritje. PD i duhet rinovim, dhe ky rinovim fillon nga vetë kryetari”

Ndonëse gara mbaroi pa filluar, Salianji sfidoi sërish Berishën të përballet me të me votë.



“Berisha  është autocrat i opozitës. Ne përjashtimin nuk e pranojmë. I bëj thirrje, të përballet në garë, në kushte të barabarta. Duhet të zgjidhet, jo të bëjë garë me veten”

Veç doktorit , Salianji sulmoi edhe drejtuesit besnikë rreth tij.

“Nuk mund të vazhdojë më PD me emërime besnikësh, të cilët nuk kanë rezultat tjetër veç humbjes në PD dhe vijojnë humbin. PD duhet bërë fituese”

Megjithatë, për sa kohë Berisha mbetet ne krye te PD, lëvizja e Salianjit mbetet deri te gardhi. Synimi është vetëm PD, asgjë më shumë, dhe asgjë më pak se të paktën fraksion.

“Kjo lëvizje nuk është asgjë tjetër veçse ta kthejë PD-në dhe opozitën në krye të qeverisjes dhe të mbyllim një orë e më parë ciklin e Edi Ramës. Ne s’kemi pasur qëllim të ndajmë, por të hapin një debat. Ne mund të rritemi vetëm duke shkuar përtej vetes, duke ndërtuar norma.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!