Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia përballë përjashtimit nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

schedule19:44 - 6 Prill, 2022

schedule 19:44 - 6 Prill, 2022

Kombet e Bashkuara do të mbajnë një votim në Nju Jork nesër, ku do të vendosin nëse do të përjashtojnë Rusinë nga Këshilli  i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kanë  vrarë ukrainasit “për kënaqësi”.

Ambasadori rus mohoi akuzat për krime lufte nga  Moska.



Këshilli është i  përbërë  nga 47 shtete anëtare dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Propozimi  nga SHBA dhe Britania e Madhe për të përjashtuar Rusinë, duhet të marrë aprovimin e  dy të tretave të 193 anëtarëve të OKB-së për t’u miratuar, shkruan BBC.

Një rezolutë e mëparshme e OKB-së për të denoncuar pushtimin rus të Ukrainës u miratua nga 141 vende muajin e kaluar./ABCNEWS.AL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!