Rusia dënon 5 shtetas të huaj, 3 me vdekje

schedule09:57 - 16 Gusht, 2022

schedule 09:57 - 16 Gusht, 2022

Një gjykatë në rajonin separatist të Donjetsk ka dënuar 5 shtetas të huaj, duke i akuzuar dhe dënuar ata si mercenarë, sipas Reuters.

Tre prej tyre, mund të  dënohen me vdekje. Britaniku John Harding, kroati Vjekoslav Prebeg dhe suedezi Mathias Gustafson, të cilët u kapën duke luftuar rusët rreth qytetit të Mariupol, mund të dënohen me vdekje nga gjykata e Republikës së Donjetskut, ndërsa dy britanikët e tjerë, Dylan Healy dhe Andreë Hill, po ashtu pritet të dënohen maksimalisht por nuk do të ekzekutohen.

Ministria e Jashtme kroate, e cila ka mohuar akuzat, kërkoi lirimin e shtetasit të saj. Qeveritë britanike, kroate e suedeze kane refuzuar bashkëpunimin me qeverinë e republikës së vetë-shpallur të Donjetskut edhe më herët, pasi në qershor u kapën të tjerë shtetas të tyre duke luftuar në Ukrainë, të akuzuar tashmë nga Rusia si mercenarë.

Autoritetet e Donetskut dënuan me vdekje në qershor dy britanikë dhe një shtetas maroken të cilët luftuan me forcat ukrainase kundër Rusisë.

Qeveritë e huaja kanë refuzuar të negociojnë me Republikën Popullore të Donetskut, një nga dy entitetet e mbështetura nga Rusia që kanë kontrolluar pjesë të rajonit Donbas të Ukrainës lindore që nga viti 2014, duke përmendur statusin e saj të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës.

/abcnews.al