Rusia dëbon 34 diplomatë francezë

schedule13:06 - 18 Maj, 2022

schedule 13:06 - 18 Maj, 2022

Rusia ka dëbuar 34 diplomatë, në një shenjë hakmarrëse ndaj Francës, sipas një deklaratë të ministrisë së jashtme, shkruan The Guardian.

Në përgjigje, ministria franceze e punëve të jashtme dënoi vendimin e Rusisë për të dëbuar stafin e saj nga ambasada e Moskës. Muajin e kaluar, Franca dëboi 35 diplomatë si pjesë e një vale dëbimesh me më shumë se 300 diplomatë të dëbuar nga kryeqytetet europiane.

Më pas, ministria e jashtme franceze shpalli gjashtë agjentë rusë që hiqeshin si diplomatë si “persona non grata” pasi një hetim i inteligjencës arriti në përfundimin se ata po punonin kundër interesave kombëtare të Francës.

/abcnews.al