Qytetarët e Melitopolit në Ukrainë kanë dalë sot në rrugët e qytetit për të protestuar pas rrëmbimit të kryebashkiakut të tyre.
Ivan Fedorov, është rrëmbyer nga forcat ruse. Pamjet e publikuara tregojnë disa persona të armatosur që marrin kryebashkiakun në një ndërtesë në qendër të qytetit. Imazhet e reja tregojnë njerëz në rrugë për të protestuar për rrëmbimin.
Hundreds of locals in occupied Melitopol came out this am to protest against the reported kidnapping of their mayor by Russian forces. Photo: Ukrainian president office pic.twitter.com/11CEPwnCF1
— Oliver Carroll (@olliecarroll) March 12, 2022
Sakaq, Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se rrëmbimi përbën një krim lufte. Zelenskyy e barazoi rrëmbimin me veprimet e “terroristëve të ISIS” dhe tha se forcat ruse “kanë kaluar në një fazë të re terrori”. /abcnews.al


