Rummenigge: Nuk arrij ta kuptoj Coutinho, momenti të na marrë përdore

schedule15:16 / 24/02/2020

Klasin e Philippe Coutinho nuk e diskuton askush, por fantazisti brazilian nuk po tregon vazhdimësi te Bayern Munchen. 27-vjeçari është i huazuar nga Barcelona dhe deri në këtë fazë të sezonit ka shënuar 7 gola me bavarezët.

CEO i klubit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge flet hapur në lidhje me lojtarin për SportBild. Bayern pret më shumë nga Coutinho dhe ky i fundit duhet të tregohet deciziv në këtë fazë të rëndësishme të sezonit.

Nuk e di se pse Coutinho nuk ka shpërthyer ende. Ka luajtur mirë në disa ndeshje, ndërsa në takime të tjera më është dukur shumë i rezervuar në lojë. Nuk e di motivin pse ndodh kjo. Të gjithë besojmë se ka potencial të jashtëzakonshëm, e shohim qartë në stërvitje. Le të shpresojmë që në javët e ardhshme ai të kthehet faktor i rëndësishëm për Bayern Munchen dhe të na ndihmojë në fitimin e trofeve“, deklaron Rummenigge. /abcnews.al

schedule15:16 / 24/02/2020