“Rrugëtimi i Shqipërisë në BE, i sigurt”, Marta Kos: Jam këtu për t’ju treguar mbështetjen! Me ju në union, Evropa do të jetë më e fortë

schedule10:56 - 13 Mars, 2025

schedule 10:56 - 13 Mars, 2025

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos thotë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është i sigurt dhe i vërtetë.

Në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, Kos u shpreh se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE, pasi unioni nuk bëhet vetëm më i gjerë, por Evropa do të jetë më e fortë.

“Vendi ka ecur shumë mirë në rrugëtimin drejt BE, është gjeopolitika ajo sot që na tregon se gjithçka mund të jetë e mundur, dhe rrugëtimi juaj është i sigurt dhe i vërtetë në udhën e vet. Më pëlqen që takohem me ju, me ekipin tuaj, dhe e shoh që jeni kaq pasionant për vendin tuaj dhe BE. Erdha për t’ju treguar mbështetjen time për objektivat tuaj ambiciozë dhe realist. Kur thoni se negociatat të përmbyllen deri në 2027, jemi në udhën e duhur sepse janë hapur grup kapitujt e caktuar, gjithashtu do të jenë edhe të tjerë. Siç e dimë ne, nuk bëhet fjalë për hapjen e tyre, por edhe për mbylljen dhe jam e sigurt se me të gjitha reformat që po kryeni, do të jetë e mundur. Me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Me ju në BE, Evropa do të jetë edhe më e fortë.”, u shpreh Kos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!