Fati i Berishës, më 4 prill/ Do të vendoset nëse dosja “Partizani” do të kalojë për gjykim

schedule14:54 - 13 Mars, 2025

schedule 14:54 - 13 Mars, 2025

Më 4 prill do të mbahet seanca në lidhje me dosjen “Partizani”, nëse do të kalojë apo jo për gjykim, ku i pandehur është edhe ish kryeministri Sali Berisha.

Këtë të enjte, u mbyll mbrojtja e të pandehurve dhe shoqërive.

Ish-kryeministri është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.

I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Në përfundim, do jetë gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila do të shprehet për kalimin ose jo në gjykim të dosjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!