Rrugë dhe ujë, banorët e Orikumit në protestë

schedule11:39 - 13 Maj, 2018

schedule 11:39 - 13 Maj, 2018

Banorët e Orikumit në Vlorë janë ngritur këtë të dielë në protestë. Ata kërkojnë investime në rrugë dhe furnizim të plotë me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Banorët thonë se një vend turistik si Orikumi është lënë pa investime dhe turistët do të largohen.

Duan ujë, duan drita e rrugë. Është 2018- ta dhe banorët e një prej qytezave turistike në vend kanë kërkesa jetike.

Këtë të dielë, ata u ngritën në protestë. Për 30 minuta bllokuan rrugën hyrëse për në vendin e tyre.

Është komunitet  që të ardhurat mund t’i fitojnë vetëm përmes sezonit turistik. Por që në kushte të tilla, ata thone se asgjë nuk fitohet.

Banorët akuzojnë kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, për neglizhencë. Prej tre vitesh, kjo njësi administrative nuk ka marrë asnjë fond publik.

Disa ditë më parë, një përfaqësi e tyre u fut brenda në Këshillin Bashkiak ku dhe pezulloi mbledhjen. Ata bënë të njejtat kërkesa. Protesta e tyre erdhi vetëm një ditë, pasi ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, organizoi dëgjesë publike me banorë të Vlorës dhe Orikumit./abcnews.al