Rruga nacionale 7 km e rrezikshme për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve, qytetarët: Makinat s’ndalojnë

schedule12:59 - 15 Maj, 2022

schedule 12:59 - 15 Maj, 2022

Nga Aldo Kozarja

Kjo është një prej rrugëve nacionale të vendit rreth 7 km e gjatë. Ndodhet në qytetin e Elbasanit. Prej mungesës së sinjalistikës është e rrezikshme, burim aksidentesh si për kalimtarët ashtu dhe për drejtuesit e mjeteve.

Ky është kryqëzimi në afërsi të hyrje të Elbasanit lidh qytetin me pjesën tjetër me lagjen Skënderbej. Prej vitesh Bashkia ka bërë vijëzimin me vija të bardha. Po sipas kodit rrugor vijat e bardha janë të paligjshme.

Një ndër ekspertët më të mirë Islam Qibini i pyetur nga ABC ka sqaruar se vizat e bardha janë të paligjshme nëse nuk shoqërohen me tabela që sinjalizojnë drejtuesit e automjeteve.

Sipas ekspertit në rast se në qEndra e banuara nuk ka mbikalime apo nënkalime, 50 deri 100 metra përpara vizave të bardha duhet të vendosen tabela vertikale që paralajmërojnë uljen e shpejtësisë dhe kalimin e këmbësorëve.

Këto vijëzime të bëra nga Bashkia e Elbasanit 5 vjet më parë nuk janë shoqëruar me asnjë ndërhyrje në sinjalistikë nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar që është dhe enti që menaxhon këtë rrugët nacionale.

Në një rast si ky kur makinat nuk ulin shpejtësinë, nuk ndalojnë tek vizat e bardha dhe qytetarët mund të aksidentohen, kush duhet fajësuar?

“Këtu duhet të vihet semafor. Jam shofer 30 vjet e njoh rregulloren.”

“Na është rrezikuar jeta shumë herë, se nuk ndalojnë makinat. Kalojnë dhe me shpejtësi.”

Përgjatë gjithë rrugës nga kryqëzimi I luleve deri afërsi të zonës së Krastës, ku janë 7 kryqëzime kanë ndodhur shpesh aksidente, madje dhe me vdekje.

Ky është segmenti rrugor që lidh një pjesë tjetër të qytetit të Elbasanit me lagjen “Emin Matraxhiu”.

Në këtë kryqëzim një vajzë e re dy vite më parë humbi jetën si pasojë e vijave të bardha që Bashkia e Elbasanit ka vijëzuar në këtë rrugë, sepse qytetarët kur shohin vijat e bardha janë të detyruar të kalojnë në to. Po këto vija të bardha në 7 km që rruga nacionale kalon në Elbasan janë të paligjshme ç’ka bën që qytetarët që gënjehen.

Banorët e lagjes Emin Matraxhiu kalojnë çdo ditë me frikë.

“Janë shtypur shumë njerëz, të bëhet një urë e madhe.”

“Nga të shkojmë mbikalim s’ka, nënkalim s’ka.”

Abc u interesua pranë Bashkisë së Elbasanit që nuk dha asnjë sqarim për vijat e bardha të paligjshme.

Ndonëse ky aks lidh disa lagje të qytetit, bashkia topin ja pasoi ARRSH duke thënë se vendosja e sinjalistikës është detyrë e këtij institucioni qendror. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!