Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Turi “Punët për Shqipërinë”/ Rama porosit deputetët: Të gjithë në terren, takime me qytetarët

schedule10:48 - 7 Prill, 2026

schedule 10:48 - 7 Prill, 2026

Të gjithë në terren. Rama mblodhi grupin parlamentar socialist këtë të martë për t’i udhëzuar të dalin pa përjashtim në bazë e të dëgjojnë e adresojnë problemet e qytetarëve.

Në kuadër të turit Punët për Shqipërinë, Rama paralajmëroi se do të jetë vetë në prezent, për të parë se sa ministrat e deputetët dalin në terren e ndjekin udhëzimin e tij për të takuar qytetarë.

Po ashtu, kryesocialisti u kërkoi që një sy ta kenë tek përgatitja e zgjedhjeve të brendshme brenda partisë për t’i përmbyllur brenda qershorit.



Pas një minituri në disa njësi brenda Tiranës, kryeministri Rama do të shkojë në disa qytete të Shqipërisë, duke e filluar nga Lezha, për të takuar komunitete e inspektuar investime.

Turi Punët për Shqipërinë duket një parafushatë elektorale, dhe koincidon 1 vit nga pranvera e ardhshme në të cilat do të mbahen edhe zgjedhjet lokale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!