Rruga Kukës-Domaj pa trotuare, nxënësit e shkollave rrezikojnë jetën

schedule18:18 - 22 Janar, 2021

schedule 18:18 - 22 Janar, 2021

Një prej pjesëve të rrugës nacionale Kukës-Peshkopi ajo Kukës-Domaj rreth 20 km e gjatë është projektuar pa trotuar.

Banorët e të gjitha fshatrave që duhet të kalojnë në këtë rrugë rrezikojnë jetën.

Gjatë një vëzhgimi në fshatin Nangë vumë re se shkolla është shumë pranë kësaj rruge. Siç duket dhe nga pamjet nxënësit duhet të kalojnë këtu për të shkuar apo kthyer nga shkolla.

“Makinat ecin me shpejtësi dhe kjo është e rrezikshme për fëmijët e vegjël të 9 vjeçares”, shprehet një nga nxënëset.

Edhe prindërit janë të shqetësuar po njëlloj si fëmijët.

“Po të shihni tani fëmijët dolën nga shkolla dhe ja si është edhe makina nga mbrapa. E gjitha kjo rrugë është burim aksidenti”, shprehen prindërit.

Kjo rrugë s’ka as sinjalistikë dhe fajtori i aksidentit vështirë të gjendet.

“S’ka as vija të bardha as nuk ka sinjalistikë dhe as shenja”, kjo rrugë është kryqëzim dhe mungon sinjalistika”, thotë një tjetër banor i zonës.

Banorët kërkojnë që të ndërhyhet për vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë, tabela orientuese dhe barriera anësore në pjesën e rrugës pranë shkollës e zonave të banuara.

Aksi Kukës-Domaj është rikonstruktuar 10 vjet më parë nga firma Ereniku dhe loti i parë 20 km që përfshin dhe rrugën e fshatit Nangë kushtoi 20 milionë dollar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!