Rrjeti iu kthye kundër për raportin me Donaldin, modelja e famshme del në krah të Beatrix Ramosaj

schedule16:56 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 16:56 - 1 Dhjetor, 2021

Afrimiteti mes Donald Veshaj me Beatrix Ramosaj ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjete sociale. Pas shumë reagimeve se po bëjnë lojë, aktori dhe këngëtarja pranuan gjatë puntatës së djeshme së Big Brother Vip se kanë një pëlqim ndaj njëri-tjetrit.

Por dyshja janë përballur me kritika për faktin se Donaldi e la të hapur ribashkimin me Bora Zemanin pak javë më parë kur ajo hyri brenda shtëpisë së famshme. Shumë prej fansave e kanë konsideruar këtë veprim të aktorit si një mungesë respekti ndaj Zemanit.

Kritikat ndaj këngëtares nga Kosova janë të mëdha por në krahasim me të tjerët, modelja shqiptare Oriola Marashi ka dalë publikisht në krah të saj. Oriola ka ndarë një foto të këngëtares krahas së cilës ka shkruar: “Gjithmonë me ty, engjëlli im i bukur”.

/abcnews.al