Nuk ka vonuar reagimi i ministres së Financave e cila përmes një postimi në “Facebook”, bën të ditur se rritja e Pagave në vitin 2019, një tjetër premtim i mbajtur i Qeverisë Shqiptare.
Ministrja shkruan se rritja do aplikohet prej 1 Prillit 2019. Po përmes “|Facebook”, ministrja e Financave sqaron se nga rritja prej 7% përfitojnë 36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional, 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor; 6,800 ushtarakë ; 3,560 punonjës të sistemit të burgjeve, ndërsa për 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit, rritja do jetë e diferencuar nga 7 ne 20%.
Ministrja shkruan se rritja është për mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë./abcnews.al