Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja më e lartë që nga fillimi i epidemisë, regjistrohen 107 raste të reja me Covid-19 në RMV

schedule16:39 - 16 Prill, 2020

schedule 16:39 - 16 Prill, 2020

Është rritur në mënyrë drastike numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, brenda 24 orëve janë regjistruar 107 raste të reja me koronavirus në RMV.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve në vend që nga fillimi i epidemisë. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme në vend është regjistruar edhe një viktimë.

Nga rastet e reja, 28 janë në Shkup, 44 në Kumanovë, 2 në Dibër, 1 në Shtip, 11 në Prilep, Tetova 5, Struga 1, Velesi 4, Manastiri 6, Kavadari 1, Gostivari 2, Koçani, 1 dhe një në Kërçovë.



Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 1081. Gjatë ditës së djeshme janë bërë 660 testime. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!