Rritet numri i viktimave nga COVID në Greqi, mbi 19 mijë raste të reja në 24 orët e fundit

schedule17:02 - 27 Janar, 2022

schedule 17:02 - 27 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit numri i rasteve dhe viktimave nga COVID në Greqi ka ardhur duke u rritur.

Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar pozitivë 19 712 persona.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 112 pacientë të prekur nga COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 23 083 që prej fillimit të pandemisë.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 633, prej të cilëve 504 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine. /abcnews.al