Koronavirusi ka marrë të paktën 870 jetë të tjera njerëzish brenda 24 orësh në Britaninë e Madhe. Siç raportojnë edhe mediat vendase, tashmë numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 13,738.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Angli konfirmoi se të paktën 740 persona kanë humbur jetën në spitale, të cilët ishin mes moshës 28 dhe 103-vjeçare. Ndërsa, raportohet gjithashtu se 40 prej tyre nuk kishin probleme të tjera shëndetësore përpara se ta merrnin virusin.
Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore të gjitha bashkë kanë raportuar 130 vdekje më shumë krahasuar me bilancin e djeshëm. Skocia konfirmoi se 80 viktima të tjera në 24 orët e fundit, ndërsa në Uells humbën jetën 32 persona dhe 18 në Irlandën Veriore.
Ndërsa, brenda 24 orëve, në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 4,617 raste të tjera me Covid-19 duke e çuar numrin total të të infektuarve në rang kombëtar në 103,093. /abcnews.al/