Rritet numri i deputetëve të infektuar me Covid në Kosovë, një tjetër konfirmohet pozitiv

schedule17:53 - 13 Korrik, 2020

schedule 17:53 - 13 Korrik, 2020

Një tjetër deputet nga Kosova është konfirmuar pozitivë me koronavirus, duke e çuar në 10 numrin e deputeteve të infektuar në Kosovë.

I infektuar është deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj/ Demaj përmes një postimi në Facebook, shkruan se nga e premtja është në vetizolim dhe se po ndjek rekomandimet e mjekëve.

 “Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv. Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve”, shkruan Demaj./abcnews.al