Rriten rastet me COVID-19 dhe numri i viktimave në Itali, bien shtrimet në spitale

schedule18:14 - 14 Janar, 2021

schedule 18:14 - 14 Janar, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 17246 raste të reja me koronavirus nga 160585 testime që janë bërë në të gjithë vendin fqinj.

Shkalla e pozitivitetit sot është rritur në 10.7%, 1.7% më shumë se dje. Dje rastet ishin 15774 nga 175429 tamponë.

Viktimat në 24 orët e fundit janë 522, një rritje krahasuar me dje, që ishin 507, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë numri i fataliteteve shkon në 80848.

Pacientët në kujdesin intensiv pësuan një ulje me 22 persona (2.557 në të gjithë vendin), ndërsa shtrimet në spitale janë 415 më pak./ db/Abcnews.al