Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar për 12 humbje jete dhe 190 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 315. Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.
Që prej 13 marsit – kur Kosova shënoi rastet e para me koronavirus – deri më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19.
Prej tyre, 5,677pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 4,067./abcnews.al


