Rriten ankesat për drejtuesit e policisë nga studentët e akademisë

schedule15:11 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 15:11 - 22 Dhjetor, 2018

Pagesa e 160 studentëve të vitit të tretë Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Akademisë së Sigurisë vijon të jetë e pazgjidhur edhe pas ankesave që ata kanë bërë te titullarët e tyre. Gjysma e studentëve janë me gradën Nënkomisar, të cilët marrin 50 për qind të vlerës së 50 mijë lekëshit, që paguhen efektivët me këtë gradë, pra 25 mijë në muaj.

Prej 8 muajsh 160 studentësh të vitit të tretë Bachelor, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Akademisë së Sigurisë, po paguhet vetëm me gjysmën e pages tyre. Vetëm pak ditë më parë efektivët iu janë drejtuar me një kërkesë drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke kërkuar zgjidhjen e problemit të pagave tyre. Gjysma e studentëve janë me gradën Nënkomisar të cilët marrin 50 për qind të vlerës së 50 mijë lekë të rinj, që paguhen efektivët me këtë gradë. Në ankesën e tyre, studentët shprehen se kanë filluar studimet në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, me anë të një konkurrimi transparent e ligjor, bazuar në proceduarat e përcaktuar në Ligjin e Policisë së Shtetit.

Studimet kanë nisur më tetor të 2016 deri më korrik të 2017, ku gjatë kësaj periudhe është aplikuar programi 3 ditë në javë studime dhe 3 ditët e tjera të javës punë, në vendet dhe funksionet përkatëse të gjithsecilit. Ata pretendojnë se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar me pagën e plotë. Problem sipas tyre ka nisur në vitin e dytë të studimeve dhe për më tepër në disa drejtori Vendore të policisë janë aplikuar pagesa të ndryshme për studentët e vitit të dytë, duke i diferencuar në pagesa. Studentët i kujtojnë Ardi Veliut dhe Bilbil Memës se ky fenomen është absurd dhe i papranueshëm nga ana ligjore, pasi në Drejtorinë e Policisë Tiranë, Shkodër, Gjirokastër etj, efektivët janë njoftuar nga strukturat e financës se për vitin e dytë do të mbahet një sasi parash, si kompensim për pagën e marrë në muajt vijues pas plotësimit të periudhës së 6-mujorit.

Më herët në fillim të muajit nëntor u kallzua në prokurori procesi gradave për Komisar dhe Kryekomisar, pasi konkurentët kishin pretendime për parregullsi gjatë procesit. Për këtë shkak prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdërim detyre, ku ndër të tjerë janë edhe emrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ai i drejtorit të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, si edhe anëtarëve të tjerë të jurisë./abcnews.al