Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet avioni në malet e Zvicrës, 20 të vdekur

schedule17:26 - 5 Gusht, 2018

schedule 17:26 - 5 Gusht, 2018

Një avion i Luftës së Dytë Botërore që shëtiste turistë është rrëzuar në malet e Zvicrës. Për pasojë kanë gjetur vdekjen të gjithë personat që ndodheshin në bord.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një avion i Luftës së Dytë Botërore me të cilin po bënin një xhiro turistike është rrëzuar në malet e Zvicrës. Autoritetet lokale bëjnë me dije se avioni tip “Junker 52 HB-HOT” mbante në bord 17 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit kur u ngjit në fluturim. Operatori përgjegjës, pasi ka lajmëruar familjet e viktimave për lajmin e hidhur ka pezulluar të gjitha fluturimet deri në një urdhër të mëtejshëm. Shkaqet e rrëzimit për momentin janë të paqarta.

Një dëshmitar ka deklaruar për gazetën zvicerane “20 Minuta” se avioni kishte bërë një kthesë 180 gradë në jug dhe më pas kishte rënë në tokë si të ishte një gur. Vendi ku mjeti u rrëzua është një zonë malore rreth 2,5 kilometra mbi nivelin e detit. Operatori që menaxhon fluturimet, “Ju Airs”, është themeluar në vitin 1982 dhe përmes mjeteve të Luftës së Dytë Botërore ofron xhiro për turistët. Pak para tragjedisë, 4 anëtarë të një familjeje humbën jetën në rrethana të ngjashme, pasi avioni “charter” me të cilin po udhëtonin u rrëzua në zonën e Zvicrës qendrore./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!